Kosova

Bllokohet për 6 orë Aeroporti i Prishtinës, çfarë ka ndodhur?

Bllokohet për 6 orë  Aeroporti i Prishtinës, çfarë ka

Një bllokim i paralajmëruar në Aeroportin e Prishtinës ‘Ademi Jashari” . Punonjësit kanë njoftuar se do të mbajnë një grevë gjashtë oreshë. Kryetari i Sindikatër së Punëtorëve të Aeroportit, Bashkim Lafiti ka thënë për mediat në Kosovës se janë mbi 500 punonjës të cilët i janë bashkuar grevës pasi kanë disa kërkesa dhe do protestojnë deri sa tu plotësohen.

Për Klan Kosova, Latifi është shprehur kështu:

“Greva ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbahet deri në orën 14:00. Në këtë periudhë nuk do të ofrohet asnjë shërbim komercial. Numri i punëtorëve që i janë bashkuar grevës është më i madh se ditët e kaluara”.

Ai shton se nëse nuk u plotësohen kërkesat, do të mblidhet Kuvendi i Sindikatës dhe do të marrin një vendim.

Siaps punonjësve po u bëhen padrejtësi. Ndër kërkesat që punëtorët kanë është kompensimi dhe benefitet e tjera për raste rrezikshmërie, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë fundjavës të paguhen sipas ligjit të punës etj. Sipas tyre që kur u dha aeroporti me koncesion për turqit filluan problemet. / Tiranapost.al. E.B