Aktualitet

Bllokohen toka në Gjirin e Lalzit dhe para të grupit kriminal “Toyota Yaris”

Bllokohen toka në Gjirin e Lalzit dhe para të grupit kriminal

Sekuestrohen llogari bankare, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të të arrestuarve nga operacioni 'Toyota Yaris'.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda me vendim gjykate vunë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të Alban Mollaymerit, Alfred Vladit, A. D., Gj. C. dhe K. M.

Nën sekuestro janë:

- Shuma prej 72 000 € euro në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

- Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

- Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

- Toke arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

- Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj. Sekuestrimi i 3.4 milionë euro në portin e Durrësit u bë në qershor të 2018-s, ku paratë u gjetën në dy automjete “Toyota Yaris”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/miliona-euro-ne-toyota-yaris-nuk-lihet-i-lire-shoferi-i-kamionit/

http://www.tiranapost.al/u-kapen-3-4-milione-euro-ne-makinen-toyota-yaris-dy-te-arrestuarit-kerkojne-lirine-ne-gjykate/