• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Blendi Salaj prezanton të bijën e sapolindur me botën, por aspak në mënyrën e zakonshme


    Gazetarët edhe prezantimet i bëjnë më të bukura. Blendi Salaj është bërë baba i një vajze, që është fëmija i tij i dytë, pas një djali.

    Për ta prezantuar Erën e sapolindur me botën, Blendi zgjodhi një foto vërtet shumë të bukur dhe krejt ndryshe nga klasikja e dorës së bebit në maternitet.

    “Gruaja ime e mrekullueshme dhe bebja e sapolindur, Era”, ka shkruar Blendi poshtë fotos ku duket e shoqja teksa mban në krah të bijën në breg të detit në perëndim të diellit.

    Një baba i lumtur po e po, por mbi të gjitha një burrë i dashuruar. Pra, urime për të dy!/Tiranapost.al