• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Të gjitha

    Blendi Fevziu ngjall kureshtje: bën bashkë filmimet te Toptanët dhe fotot e vjetra familjare


    Një foto e vjetër e një burri që po bën ski, më pas një foto e një burri tjetër fisnik që ka hipur në kalë, një foto e vjetër e një gruaje tek të 45-at, e veshur me një fustan me pika, me një pamje mondane, më pas shfaqet gazetari që i flet kameras diku tek hyrja e Toptanëve në Tiranë. Blendi Fevziu ka postuar në Instagram disa foto arkivë që paralajmëron një dokumentar, ndërsa hyrja e Toptanëve të bën të dyshosh që Fevziu po sjell një histori familjare, të familjes së tij.

    Do të jetë Fevziu vetë ai që do ta zbulojë të gjithën me anë të filmimeve që ka bërë sot, por ne të “Tirana Post” e kemi një ide se për çfarë bëhet fjalë: historia e familjes së tij, pjesë e librit “Tirana e Nonës”, botim i UET Press, që del nga shtypi këto ditë. Kurse filmimet e sotme janë pjesë e spotit publicitar që pritet të ngjallë kureshtjen e të gjithëve, për aq kohë sa bëhet fjalë për një histori familjare, që zhvillohet në zonën më karakretistike dhe të lashtë të qytetit.

    Ata pak njerëz që e kanë lexuar që në dorëshkrim librin e ri të Fevziut, veç historisë së Tiranës, kanë shquar dhe shumë personazhe interesantë. Veç “nonës”, stërgjyshes së gazetarit, motrës së saj dhe një kushërire të tyre, tre figura qëndrore të librit edhe shumë personazhe të tjerë me jetë dhe fate të pazakonta gjenden mes faqesh. Ndër to përshembull, historia e vëllait të stërgjyshes së Blendi Fevziut, Iliaz Toptani. Jo thjesht për shkak të jetës të pazakontë (ndër të tjera është martuar me një aktore të famshme argjentinase të viteve ’20 ndërsa nga një lidhje tjetër ka një vajzë që edhe sot jeton në Paris dhe ka titullin “kontesha Toptani”), por dhe për ngjashmërinë e madhe që ka me gazetarin për pasionin e udhëtimeve nëpër botë. Në fotografitë e botuara në story sot nga Blendi Fevziu ai spikat mbi kalë. Kurse personazhi tjetër, ai që bën ski, është Ali Ypi, gjyshi i tij nga nëna, që i ngjan shumë fizikisht, me një tjetër sagë familjare. Dhe jo më pak interesantë janë edhe personazhet e tjerë, njerëz që kanë jetuar mes dy epokave, rënien e perandorisë Osmane dhe shndërrimin e Tiranës në një kryeqytet evropian. Një libër që do ngjallë shumë kërshëri për historinë familjare, por edhe për historinë e qytetit. Jo më kot shumë njerëz kanë nxituar ta lexojnë që në dorëshkrim./ Copyright/ Tiranapost.al. 

    E ëma e Blendi Fevziut

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post