Nën lupën e Stela Sallakut

Blendi Fevziu nën lupën e Stela Sallakut

Dikush më tha “Do ta kesh të vështirë t’i gjesh veshje jo të realizuara Blendit, sepse ai i ka të gjitha firmato”! Nëse edhe ju e mendoni kështu, atëherë nuk e keni lexuar rubrikën “Nën lupë” më parë. Vlerësimi si dhe analiza do bëhet bazuar në rregullat bazë të stilimit, balancat dhe ngjyrat e përdorura. Le t’i hedhim një sy më poshtë.

Pesë veshjet më të realizuara

blendi fevziu 6

1- Shumëkush mund të mos e klasifikojë këtë foto fare, duke qenë se është bërë kohë më parë, por meqë lupa është shumëpërfshirëse, nuk mund ta lija pa përmendur. Përveç faktit se trendi këtë sezon bazohet tek tartani, kuadratet, printet vintage, jakat e mëdha me cepa të theksuar. Kravata e Blendit është mjaft e goditur si zgjedhje, përmasa është në proporcionin e duhur pa zgjeruar siluetën. Jaka e xhaketës është idealja për formën e rrumbullakët të fytyrës së Blendit. Por nuk dua të lë pa përmendur as xhaketën e Z. Keko, e cila është një nga më të parat në streetstyle-t këtë sezon. Është must, si dhe nuk ka limitim në kombinim. Blendi nxirre këtë xhaketën nga arkivat e garderobës dhe përdore ende këtë sezon.

blendi fevziu 7

2- Duke parë fotot në profilin zyrtar të Z. Fevziu numërova plot kostume të errët, që duken thuajse njësoj, me ndonjë nuancë diku pak më të errët, diku më të çelur. Por deri tek bluja, asgjë më shumë. Por kritikat po i lë për pak më vonë. E përzgjodha këtë veshje ndër të tjera, sepse vura re kuadratet tek dizajni i xhaketës. Thyerja mes xhaketës, pantallonave dhe këpucëve krijon një harmoni e cila e parë në tërësi i jep një pamje rinore gjithë outfitit, edhe pse theksi duhet vënë tek çorapet jo tek xhaketa. Nuancat janë miqësore me tonalitetin e lëkurës si dhe me sytë, edhe pse mendoj që nuanca blu është tepër e konsumuar.

blendi fevziu 8

3- Kravata me pikat merr vëmendjen e duhur dhe nuanca është brenda tendencës së 2017-2018- tës. Edhe pse e zeza nuk është harmonizuesja më e mirë e së kuqes, nuk dua ta kritikoj, sepse kemi dhe të bardhë në veshje, e cila e balancon këndshëm. Jaka e këmishës është në proporcionin e duhur me qafën, sepse kleçka tek këmishat qëndron pikërisht aty. Nëse është më e lartë sesa duhet, jua shkurton qafën por dhe portretin, ndaj mos e neglizhoni.

blendi fevziu 9

4- Më pëlqeu ky kombinim i Blendit i bërë gjatë periudhës së pushimeve të verës, duket mjaft i relaksuar, vetvetja si dhe nuancat e kanë bërë të duket disa vite më i ri. Ndonjëherë na duhet ti shtojmë veshjeve të përditshme tone të gëzuara sepse duket sikur mbushemi me pozitivitet dhe motivohemi edhe në ditët ku temperaturat shënojnë vlera të ulëta.

blendi fevziu 10

5- Ky model këpucësh është dizenjuar fillimisht për t'u veshur në fundjavë, me detaj xhufke si dhe prerje moçasin-i. Lëkurë të butë ose kamosh. Por u ridizenjua edhe për përditshmërinë me tone të erreta dhe preje pak më të ngushtë. Në këtë tonalitet ka pështatjen më të mirë me veshjen që ka zgjedhur Blendi, edhe pse pantallonat duhet të ishin pak më të shkurtra sepse duam apo s'duam theksin e marrin çorapet, të cilat duhen harmonizuar me kravatën, papjonin apo tirandat në varësi të eventit. Kravata është ndër tendencat e këtij viti kështu që e klasifikova ndër veshjet e realizuara

Veshjet më pak të realizuara

blendi fevziu 1

1- Blendi duhet të ketë pak kujdes me kravatat që përdor, sepse trashësia i ndikon negativisht tek portreti. Nëse janë të gjera dhe me ngjyra të ngrohta, e tregojnë fytyrën të mbushur. Lejlaja është preferuar këtë sezon, por Blendit nuk do t’ia rekomandoja ta kishte në garderobë, sepse nuk gjen përshtatje me ngjyrën e lëkurës apo me sytë.

blendi fevziu 2

2- Pantallonat e bardha duan një mjeshtëri të lartë në stilim. Edhe pse ne jemi mësuar të themi se e bardha dhe e zeza shkojnë me çdo gjë, kjo s’është aspak e vërtetë. Ngjyrat natyrale janë ato që shkojnë me çdo gjë, sepse janë afër tipareve tona. Nëse duam të veshim të bardhën, duhet të karakterizohemi nga një fizik i rregullt, në të kundërt do na tregojë dy masa më të mëdha. Por nëse bëhet kombinimi i duhur, me tonet natyrale, mund te arrijmë të kemi veshje të realizuar. Palosja e mëngës së këmishës në këtë formë duket jo e rregullt dhe jep pamje sportiviteti, ndërkohë që rripi i zi i lëkurës klasifikohet tek klasikja.

blendi fevziu 3

3- Siç e thashë pak më lart, tonet e kostumeve të një mashkulli nuk duhet të jenë larg nuancave të tij natyrale. Pra, nëse kemi sy blu, tonet e blusë janë ideale. Nëse jemi gështenjë apo mjaltë harku i ngjyrave, duke filluar nga camel, mjaltë, lajthi dhe çokollatë, janë ato të duhurat. Sepse duke zgjedhur një nga këto nuanca vëmë në pah sytë, amplifikojmë tonin e lëkurës si dhe ajo ç’ka është më e rëndësishmja jemi vetvetja. Nuk pashë ndonjë kostum gri në veshjet e Blendit, i cili më fakt gjen përshtatjen më të mirë me nuancat e kafes, por pa harruar që është një nga tendencat.

blendi fevziu 4

4- Ky është një nga efektet e kravatës së gjerë, zgjeron qafën, ngushton shpatullat si dhe prish balancat. Më pëlqen eksperimenti me rozën pastel, por nuk është ideali për z. Fevziu.

blendi fevziu 5

5- Jam e sigurt që kostumet e zinj janë preferenca e çdo mashkulli, sidomos për evente. Sepse duket sikur të tregon 10 kg më të dobët, jep një pamje serioze portretit si dhe nuk të kufizon me kombinimin. Por ja që Blendi futet tek trupat e rregullt dhe mund të provojë prerje pak më novatore. Po jap disa shembuj nga steetstyle për ta konkretizuar atë çka thashë më lart.

unnamed (1)

unnamed (2)

unnamed (3)

unnamed (4)

unnamed