Aktualitet

Blendi Fevziu për Ilir Metën: Kemi qenë bashkë në shkollë, personazhi më i vështirë për t'u lexuar, për momentin e kupton vetëm një njeri

Blendi Fevziu për Ilir Metën: Kemi qenë bashkë në

-Të vetmet mesazhe politike gjatë verës kanë qenë ato të Presidentit Meta, a mendoni që ai duhet të japë dorëheqjen nga ky post dhe të rikthehet në politikë?

Blendi Fevziu:

'Ilir Meta është moshatari im, kemi qenë në shkollë bashkë. Meta është ndër personazhet pak më të vështirë për ‘u lexuar sepse në jetën e tij politike ka treguar momente të çuditshme, jo të uljeve dhe ngritjeve që janë karakteristike të politikanëve, por edhe një stil të çuditshëm të përqasjes ndaj fenomeneve. Ka bërë dorëheqje spektakolare kur nuk ka qenë e nevojshme, është rikthyer kur është dukur e pamundur. Në këto ditët e fundit, duhet të jesh Edi Rama që të kuptosh çfarë do të thotë Ilir Meta. Sepse shumica e mesazheve që komunikon presidenti janë mesazh për Ramën, kështu që s’di çfarë të them, çfarë do të thotë dhe çfarë jo. Herë më duket sikur do të negociojë, herë sikur do të mbrojë pozitat e veta, herë sikur ka kalkuluar gabim, por kjo është gjithmonë analizë.

*Shkëputur nga intervista e Blendi Fevizut për Gazetën Panorama, botuar në print/ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/intervista-e-fevziut-ku-gaboi-opozita-rama-spo-qeveris/