Aktualitet

Blendi dhe Ines Fevziu para 20 vitesh

Këtë vit emisioni ‘Opinion’ shënon 20 vite transmetim dhe Blendi Fevziu herë pas here nxjerr foto të arkivës së tij për t’i ndarë me ndjekësit në Instagram. I kujdesshëm për ruajtjen e dokumenteve, koleksioneve dhe fotove të vjetra, kësaj radhe ai ka postuar një foto nga shtatori i vitit 1998, kur për herë të parë Sali Berisha shkoi në emisionin opinion.

E ndërsa Fevziun e Berishën i kemi parë shpesh nëpër foto të vjetra, vëmendjen na e tërhoqi gruaja që pamë në këtë foto, bashkëshortja e Blendit. Ajo shfaqet rrallë në media dhe ruan një profil të ulët publik, ama sa herë që del, kujdeset që të duket gjithnjë elegante dhe me stil. E tillë ka qenë edhe gati 20 vite më parë, ndërkohë që në portret, përngjan me vajzën e madhe të çiftit, Mishel.

fevziuco

/O.Zh/Tiranapost.al/