Showbiz

Bizelet e stinës dolën, bëji për drekë sipas recetës së Nila Iljazit

Bizelet e stinës dolën, bëji për drekë sipas

Meqë sot është shi, shijon shumë një pjatë e ngrohtë me bizelet e stinës që sapo kanë dalë. Recetën e morëm nga blogu i Nila Ijazit.

Receta

Përbërësit dhe përgatitja:

500gr mish viçi tule

500gr bizele

1 qepë të thatë

4 qepë të njoma

2 patate

2 karrota

2 dege selino

vaj ulliri, kripë dhe piper

1 limon

Ziejmë mishin me patatet dhe karrotat, në një tenxhere tjetër hedhim qepën e thatë, qepët e njoma dhe selinonë me vaj ulliri, shtojmë dhe bizelet, sapo të zbuten pak ju hedhim nga lëngu i mishit, kur të kenë zierë mirë i grijmë dhe më pas shtojmë mishin me perimet, serviret me limon.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije marrë nga blogu i Nila Iljazit