Amvisa Perfekte Te gjitha

Biskotat Amerikane që i shijuam në Tiranapost!


Në zyrën e Tiranapost sot erdhi Arbri, të cilit i pëlqen shumë të bëjë ëmbëlsira. Dhe duke qenë kështu nuk mund të vinte duarbosh. Recetën e biskotave amerikane me dy lloj çokollatash që i shijuam ne, po jua tregojmë edhe ju. Për 10 minuta janë gati!

PËRBËRËSIT PËR BISKOTA AMERIKANE

700 gr gjalp

750 gr sheqer kaf

6 kokrra vezë

20 gr sodë buke

Pak vanilje

1250 gr miell

150 gr kakao

60 gr mjaltë

120 gr vaji

350 gr çokollatë e bardhë

350 gr çokollatë e zezë

PËRGATITJA

Në mikser vendosim gjalpin dhe sheqerin kaf dhe i rrahim derisa masa të bashkohet.

Më pas shtojmë vezët, dhe pastaj mjaltin.

Miellin, kakaon, sodën, vaniljen dhe çokollatat i bashkojmë bashkë në një enë dhe i përziejmë në mikser dhe i lëmë derisa të bashkohen të dy masat. Pastaj i presim me formën e lugës që e përdorim për akullore.

PJEKJA

180 Gradë për 10-12 min./ Copyright Tiranapost.al