• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Amvisa Perfekte Lifestyle Te gjitha TIP top

    Biskota të varura në bredh, nga Adda’s All


    Edhe t’i  hash edhe të zbukurosh bredhin e festave, edhe aroma të zgjasë shumë. Blogerja shqiptare Ada, e blogut Adda’s All, ka postuar një recetë të thjeshtë biskotash feste

    Për rreth 35-40 biskota

    350 gr. miell 00

    1 vezë

    100 gr. sheqer

    150 gr. mjaltë

    150 gr. gjalpë të ftohtë

    pakëz kripë

    1 lugë e vogël sode buke

    1 lugë e vogël me kanellë

    1 lugë e vogël me pluhur karafili

    gjysëm luge e vogël me arrë myshku

    2 lugë të vogla me xhenxhefil pluhur

     

    Pjesa e dekorit:

    1 e bardhë veze

    100 gr. sheqer pluhur

    ngjyrues ushqimor sipas dëshirës

     

    Përgatitja

    Një një përzierës vendosni miellin, sheqerin, aromat, sodën e bukës, gjalpin e prerë në kubikë të vegjël, vezën dhe mjaltin. Përzijeni derisa të bëhet një brumë. Hiqeni punojeni me duar dhe formoni një top. Mbështilleni me qese kuzhine dhe vendosni në frigorifer të pushojë për rreth 2-3 orë.Pastaj, me ndihmën e pak mielli hapni një petë me trashësi 3-4 ml. Me forma të ndryshme prisni brumin dhe vendosini në një tavë furre me letër poshtë. Piqini në furrën e ngrohur në 180°C për rreth 10-12 minuta. Nxirini dhe bëni shpejt e shpejt në disa prej tyre disa vrima me ndihmën e një kunje dhëmbësh duke e rrotulluar kunjën rreth vetes që vrima të bëhet e plotë. Lërini të ftohen plotësisht.

    Tani rrihni të bardhën e vezës duke shtuar pak nga pak  sheqerin pluhur derisa të bëhet një masë e trashë dhe e ngjeshur. Ndajeni në enë të ndryshme dhe ngjyroseni me ngjyrën që dëshironi. Trasferojeni pastaj në një qese pastiçerie me grykën e hollë si shiringë dhe bëni dizenjo të ndryshme sipër biskotave. Lërini të thahen për disa orë. Pastaj në biskotat që keni bërë me vrimë shkoni ndonjë spango dhe varini te pema juaj.