Aktualitet

‘Bisha e Lindjes’ do i bëjë anglezët ta mbajnë mend gjatë këtë muaj. Nesër ç'do gjë do ngrijë

Britania po përgatitet për të ftohtin më të madh prej pesë vitesh. Temperaturat do ulen aq shumë, do ketë gjithashtu shumë borë dhe do na dhurojë një pamje si ajo e Polit të Veriut. Qendra meteorologe konfirmoi se i ftohti do jetë i rrezikshëm dhe se anglezët do e mbajnë mend gjatë, siç ndodhi me të nxehtin e verës së vitit 1976. Sipas meteorologëve, temperaturat do bien në  minus 10 gradë dhe  minus 15, ndërkohë që era do jetë e shpejtë dhe e acartë. Ndërsa nga Poli i Veriut thuhet se temperaturat po rriten.

Dëbora pritet të nisë në lindje të hënën dhe më pas do përhapet në të gjithë vendin të martën dhe të mërkurën. Analisti i Met Office, Charlie Powell, foli për Metro.co.uk ku tha:  'Në gjithë Britaninë do jetë moti i keq gjatë javës dhe do ngelet në mendjen e njerëzve. Njerëzit duhet të lexojnë këshillat dhe paralajmërimet, do jetë acar dhe do ketë shumë borë. Iu bëj thirrje njerëzve që jetojnë në Britani të kenë kujdes e të rrijnë ngrohtë, sepse ‘Bisha e Lindjes godet nesër”. Do ketë anulime fluturimesh, bllokim të shërbimeve hekurudhore, do ikin dritat dhe probleme në rrugë. Tiranapost.al E.B

The big freeze is coming to UK and it could 'feel colder than North Pole'

The big freeze is coming to UK and it could 'feel colder than North Pole'

http://www.tiranapost.al/u-zgjuan-te-dridhura-sot-por-anglezet-skane-pare-gje-akoma-bisha-e-lindjes-pritet-te-godase/