Kosova

Bisedat e Zaev me komedianët rusë për kufijtë, Haradinaj: Askush nuk do na ndajë

Bisedat e Zaev me komedianët rusë për kufijtë, Haradinaj:

Të martën u publikuan disa biseda mes dy komedianëve rusë të paraqitur si zyrtarë të Ukrainës dhe NATO-s dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, biseda në të cilat flitet për planin rus për ndarjen e territorit të Kosovës.

Pre e këtij mashtrimi pati rënë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, fakt të cilin e kanë konfirmuar edhe vetë komedianët rusë.

Duke reaguar lidhur me këto biseda, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se askush nuk mund të cenojë integritetin territorial të Kosovës.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar shkurt Haradinaj në "Facebook". /Tiranapost.al/

http://www.tiranapost.al/komedianet-ruse-qe-folen-me-zeav-e-beme-per-qejf-kemi-biseduar-edhe-me-zyrtare-te-tjere/

http://www.tiranapost.al/zaev-reagon-pas-pergjimeve-me-komedianet-ruse-thashe-ckisha-degjuar-ne-media-per-kufijte/