HOROSKOP

Binjakët dhe shtëpia ideale sipas Horoskopit

Nëse të pëlqejnë mobiliet antike apo çmendesh për stilin klasik, adhuron modernen dhe ëndërron minimalisten. E ke pyetur ndonjëherë veten se përse? Përgjigjia është në yje. Që nga Dashi tek Peshqit, ky është zodiaku shtëpiak dhe zbavitës. Sot është radha e Binjakëve

Shtëpia ideale

Stili i preferuar i Binjakëve është modern: mobilie tekno, minimale, por me ngjyra, alegre dhe pranverore. Binjakët duan qelqin dhe kristalin me ngjyra tek dyert, llampadarët dhe detajet e tjera të arredimit. Kanë edhe pasion për gjërat e bëra me dorë, pëlqejnë metodën bricolage dhe argëtohen kur blejnë dhe montojnë mobilie nëpër dyqane të tipit Ikea.

Këshilla

Shumë të angazhuar me lëvizjet dhe jetën sociale, Binjakët rrezikojnë të humbasin e të harrojnë dimensionin shtëpiak të jetës. Për ta rigjetur, duhet që në shtëpi të krijojnë një hapësirë private për të medituar.

Për t’u shmangur

Shtëpi në vende të izoluara nuk nuk ka lidhje me internetin ose hapësira të ngushta pa dritare.