Aktualitet

Billboard Music Awards. Nga Rita Ora tek Nicole Sherzinger, yjet mbi tapetin e kuq

Menduat se sezoni i çmimeve mbaroi?Jo...Billboard Music Awards 2017 na eklipsuan mbrëmjen që shkoi. Ato u mbajtën në Las Vegas dhe tapeti i kuq ishte plot me yje të rinj të Hollivudit (Hailee Steinfeld, Lea Michele, Vanessa Hudgens, etj), aktore në karrierë  (Olivia Munn, Kate Beckinsale) dhe shumë këngëtare. Ndërsa disa nga performuesit e një profili të lartë, Miley, Nicki, Celine, Gwen, Lorde,zgjodhën të mos parakalojnë në tapetin e kuq, ishin përsëri në qendër të vëmendjes. Në galerinë më poshtë do të gjeni fotot më të bukura mbi tapetin e kuq.