Lajme nga Bota

Bill Gates vetëm për një gjë e pati zili Steve Jobs sa ishte gjallë

Bill Gates vetëm për një gjë e pati zili Steve Jobs sa ishte

Bill Gates dhe Steve Jobs dikur ishin rivalë. Dy kokat e teknologjisë ishin konkurrentë, edhe pse rivaliteti me kalimin e kohës u kthye në miqësi. Por Bill Gates themeluesi i Microsoft thotë se ndihej pak ziliqar ndaj Steve Jobs. Kjo për shkak se sipas tij Steve pati më shumë aftësi në të folurën në publik.

Në një intervistë, Gates tregon se do donte shumë ti ngjasonte mikut të tij të ndjerë në aftësitë e komunikimit, sidomos në fjalimet e tij për kauza të rëndësishme si një filantrop i admiruar.

Ja çfarë thotë Gates: Do doja të isha dhe unë aq magjik në të folur sa Steve. Fjalimet e tij kishin një ndikim të madh. Unë dua që kauzat e mia ti përcjell në një mënyrë që askush të mos ndihet i injoruar. Steve Jobs e kishte këtë aftësi!/ Tiranapost.al.