• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Bill Clinton tregon historinë e kamerierit shqiptar që iu ul në gjunjë


    “NATO e fitoi konfliktin, po ju e fituat paqen”! Ishte ky një nga mesazhet e dërguar nga ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, gjatë fjalimit të tij për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

    Ndërsa përgëzoi qytetarët dhe shtetin e Kosovës për atë që kanë arritur në 20 vitet e fundit, Cliton kujtoi një episod me një shtetas nga Kosova, që punonte kamerier në Nju-Jork.

    “Në një lokal në Nju-Jork, një kamerier shqiptar më erdhi dhe u ul në gjunjë duke më falënderuar. Ajo që dëshiroj është që kemi nevojë për ju, jemi pro emigrimit, por dua që çdo person në këtë vend të ketë mundësi të barabarta për të jetuar këtu, për të punuar këtu, për t’u shkolluar këtu”, tha Clinton.

    Me emocione, Clinton tha se i kujton fytyrat e qytetarëve 20 vite më parë, kur festuan lirinë:

    “Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur isha këtu para 20 viteve, atë ditë thash 79 ditë të bombardimeve e kanë fituar këtë luftë por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta fitojnë paqen. Pas 20 vitesh mendoj se ju keni arritë të fitoni paqen. E di që gjëja më e rëndësishme është ajo të dimë se çfarë duhet të bëjmë. 30 vite më parë kur ra muri i Berlinit, shumë menduan se do jetë një kohë e mirë dhe gjitha vendet do të pajtohen, mirëpo nuk ndodhi ashtu”./ Tiranapost.al