Kosova

Bill Clinton në Kosovë pasnesër

Bill Clinton në Kosovë pasnesër

Në përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO’s në Kosovë pritet të marrin pjesë personalitete nga e gjithë bota. Në këtë përvjetor do marrë pjesë edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Bill Clinton.

”Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme.

Image result for bill clinton

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në Klan Kosova.

Gjatë vitit 1999 SHBA në krye me ish-Presidentin Bill Clinton kanë qenë protagonistët kryesorë në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikan Wesley Clark.

Përveç ish-Presidentit Clinton në ditën e çlirimit të Kosovës më 12 qershor pritet të jetë edhe ish-sekretarja e SHBA-së Madeline Albright. /Referuar burimeve nga Klan Kosova./ Tiranapost.al. E.B

Image result for Madeleine Albright