• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Bill Clinton mbërrin në Kosovë/ Fotot ku pritet nga Pacolli dhe ish presidentja


    Ish presidenti Amerikan Bill Clinton ka mbërritur në Kosovë, ku u prit nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli dhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Mësohet se ish presidenti Clinton do takohet pasdite me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.  Vizita e Clinton vjen për përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO’s në Kosovë.

    Bill Clinton pritet të mbajë dhe një fjalim në ceremoninë e rastit për këtë ditë të shënuar të historisë së Kosovës. Kujtojmë se në vitit 1999, ish presidentin Clinton dhe vendet kryesore të NATO morën vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë./ Tiranapost.al. E.B