Nën lupën e Stela Sallakut

Bikini apo monokini? Këshilla nga Stela Sallaku

Kemi gjithë dimrin që mendojmë për verën, pushimet, kohën me familjen, festivalet apo koncertet për të cilat ndoshta kemi blerë bileta, arratisjet e pasdites me miqtë në bregdet për të shijuar frappe-në , ditëlindjet apo festat tek të cilat jemi ftuar etj. Kemi kërkuar frymëzim nga rrjetet sociale të cilat më shumë na kanë bërë lëmsh se sa na kanë ndihmuar të organizohemi për periudhën e nxehtë. Elementi kryesor i veshjes gjatë stinës së ‘’mojito-s’’, për të cilin na duhet kohë të gjejmë të duhurin, janë rrobat e banjos. Pse them që janë ndër elementët më të rëndësishëm është sepse kemi më shumë shanse të gabojmë se sa me çdo veshje tjetër. Duke qenë se jemi të veshur më hollë se sa në çdo stinë tjetër, duke ekspozuar një pjesë të madhe të trupit, lind dilema, duhet të vesh mono apo bikini?

Ka dy kritere të mëdha tek të cilat duhet të bazohet zgjedhja. I pari dhe më i rëndësishmi është seleksionimi sipas formës tuaj të trupit. Ja disa nga kategoritë më poshtë:

1- Trupat me formë dardhe apo trëkëndëshi

Qëllimi: Të zmadhojnë shpatullat dhe të theksojmë belin, të zvogëlojnë pjesën e legenit dhe kofshëve.

3

1

8

19

13

2- Mollë

Qëllimi: Të zvogëlojmë shpatullat dhe gjoksin, të evidentohet beli dhe vithet.

Preferohen kostumet pra monokini të cilat kanë një prerjë beli dhe ‘’V’’ të theksuara përpara, si dhe zgjidheni të errët që të minimizoni pjesët që nuk doni t'i evidentoni.

2

916

3- Ora e rërës

Qëllimi: të minimizohen vithet dhe shpatullat .

514

15

17

4- Forma “I” e trupit, e cila quhet ndryshe dhe “Banane”.

Qëllimi: të formojmë belin, I cili do theksojë vithet dhe shpatullat. Ja disa opsione më poshtë.

4

6

12

10