Tech

Nëse nuk ju funksionon Instagrami mos përhapni panik

Nëse nuk ju funksionon Instagrami mos përhapni panik

Nëse jeni një nga të fiksuarit pas Instagramit me siguri që rrjeti social jua ka prishur disi qejfin sonte.

Instagrami u bllokua rreth mesnatës së të enjtes dhe askush që ka një profil personal apo biznesi nuk mund të postojë, qoftë edhe në Story.

Jo vetëm kaq, por as nuk mund të shkëmbeni mesazhe, “like” apo komente. Ende nuk dihet arsyeja, por me gjasë media sociale po teston një tjetër përditësim. Pak ditë më parë, përdoruesit e Instagramit hasën një problem me lajmet e publikuara me link në Story.

Instagrami kujtojmë se u bllokua dhe mbi 2 muaj më parë, kur për rreth gjysmë dite askush s’mund të bënte asnjë veprim. Dhe sonte sërish bota është në panik!/ Tiranapost.al