Shqiptarët në botë

Bie numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në Gjermani, një tjetër fenomen ka ndodhur

Bie numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në Gjermani,

Pavarësisht se viti 2018 riktheu fluksin e emigrantëve shqiptarë drejt Gjermanisë, ku u regjistruan 6750 shqiptarë me numrin në total bashkë me bashkëkombasit rezidentë  në 55 mijë e 494, Shqipëria renditet vendi i katërt në rajon për nga numri i atyre që emigruan. Rezulton se në krye të listës së emigrantëve drejt Gjermanisë janë vendet si Kosova dhe Bosnje-Hercegobina, ku regjistrohen me mbi 9 mijë emigrantë.

Gjatë 2018 pati rritje të numrit të shqiptarëve në Gjermani, por në dallim nga vitet e kaluara, shqiptarët kanë emigruar në mënyrë të ligjshme, duke përfituar edhe nga rregullat e reja të qeverisë gjermane, për të thithur krahun e punës nga jashtë, për shkak të mungesës së theksuar në tregun vendas.

Tabela e Zyrës Federale Gjermane për emigrantët dhe Refugjatët tregon tregon se nga viti 2017, nga shqiptarët nuk është regjistruar asnjë kërkesë për azil./ Tiranapost.al. E.B

Image result for work in germany