Lajme nga Bota

Bie mbështetja e amerikanëve për Trump, si ndikoi raporti për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

Bie mbështetja e amerikanëve për Trump, si ndikoi raporti

Edhe pse publimi i raportit e nxori të pafajshëm lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA, besimi i amerikanëve ndaj Donald Trump ka shënuar një tjetër rënie. Sipas një sondazii, mbështetja për presidentin ra me 3 pikë përqindje duke shkuar në nivelin më të ulët të vitit.

Sipas sondazhit, 37 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara miratuan performancën e Trump në detyrë, duke u ulur nga 40 përqind në një anketë të ngjashme të kryer më 15 prill dhe që përputhej me nivelin më të ulët të vitit.

Prokurori Mueller tha se hetimi i tij nuk faktoi se fushata e Trump ishte koordinuar me rusët, megjithatë në raport thuhet se pati “akte të shumta nga Presidenti që ishin në gjendje të ushtronin ndikim të padrejtë mbi hetimet për zbatimin e ligjit”./Tiranapost/A.C