Ekonomia

Bie importi i automjeteve të përdorura. A do të rriten çmimet e makinave?

Bie importi i automjeteve të përdorura. A do të rriten

Ndalimi i importit të automjeteve më të vjetra sesa 10 vjet, duke filluar nga 2 dhjetori, ka ndikuar ndjeshëm në frenimin e tyre. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Doganat tregojnë se në dhjetor 2018 u importuan vetëm 1,749 automjete të përdorura, një shifër shumë më e ulët se mesatarja mujore 3,000-5,000 automjete, që janë importuar mesatarisht në periudhën 2012-2018, shkruan revista Monitor.

Këtij niveli të ulët i parapriu importi i lartë në nëntor, përpara hyrjes në fuqi të ligjit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në nëntor, tregtarët nxituan të importonin automjete të përdorura tej nevojave të tregut, teksa importi i tyre arriti në 7,731, nivel rekord. Në total, gjatë gjithë vitit 2018 janë importuar rreth 50 mijë mjete të përdorura, me një rritje prej 11% në raport me vitin e mëparshëm.

Por si do të ndikojë kjo në çmimin e makinave? Monitor shkruan se të paktën në afatin e shkurtër, stoku i lartë i automjeteve që janë gjendje pritet të ushtrojë presion në mosrritjen e çmimeve./Tiranapost.al