• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Bie borë e parë, ja rruga ku duhet të bëjnë kujdes makinat


    Autoriteti Rrugor Shqiptar lajmëron se ka rënë bora e parë për këtë vit në vendin tonë. Ndërkohë bën me dije se dëbora e parë ka rënë në Qafë Mali të Fierzës. Po ashtu, ARRSH shprehet se të gjithë qytetarët ëqë lëvizin në këtë aks rrugor, duhet që të kenë kujdes, pasi terreni paraqitet problematik.

    Njoftimi i ARRSH:

    Filluan reshjet e para për këtë vit

    👉Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.

    ❄️ Sapo filluan reshjet, u morrën menjëherë masat e para 👨‍🔧të mirëmbajtjes dimërore 🚜 nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës.

    ⚠️Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë 🚘 dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit ✳️

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post