Politikë

Betohet kryebashkiaku i ri, Gurma: Nuk premtoj se do bëj mrekulli, por Saranda e sotme do jetë më e mirë se e djeshmja

Betohet kryebashkiaku i ri, Gurma: Nuk premtoj se do bëj mrekulli, por

I zgjedhuri i ri si kryetar i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, u betua sot në një ceremoni që u mbajt në një hotel të qytetit bregdetar.

Arsyeja mësohet se ishte numri i madh i mbështetësve të pranishëm, ndërsa në ambientet e Bashkisë nuk kishte hapësirë të mjaftueshme. Gjatë seancës u bë dhe konstituimi i Këshilli Bashkiak, në krye të të cilit u zgjodh Asaf Stroka.

"Nuk premtoj se do të bëj mrekulli, por Saranda e sotme do të jetë më e mirë se ajo e djeshme. Koha e fjalëve ka mbaruar, ka nisur koha e punës", tha Gurma.

I pranishëm ishte dhe deputeti Damian Gjiknuri, i cili u shpreh: “Është një sfidë e vërtetë. Saranda është një qytet që ofron shumë, por ka nevojë edhe për shumë investime dhe vëmendje"./ Tiranapost.al