Aktualitet

Betohet kabineti i ri qeveritar në Greqi, një nga ministrat me origjinë shqiptare

Betohet kabineti i ri qeveritar në Greqi, një nga ministrat me

Kryeministri i ri grek, Kyriakos  Mitsotakis, u betua sot në Pallatin Presidencial bashkë me të gjithë kabinetin të qeverisë së re, prej 51 anëtarësh.

Shumë nga ministrat e rinj shoqëroheshin nga të afërmit e tyre. Ndër emrat që spikasin në kabinetin e ri, që përbëhet nga 17 ministra, është ai i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos dhe ai i Jashtëm, Nikos Dendias.

Ky i fundit ka lindur në Korfuz, por sipas mediave greke, prejardhjen familjare e ka nga Vunoi në Himarë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Nikos Dendias u shpreh se do të ndiqet me shumë rëndësi edhe politikën e jashtme.

“Dua të siguroj se qeveria Mitsotakis do të kërkojë gjithmonë konsensus në politikën e jashtme. Do të mbrojmë interesat kombëtare dhe do të forcojmë marrëdhëniet me grekët jashtë vendit”.

Ai më tej shkoi direkt në temë duke u shprehur se, do të punojë për çështjet e lëna pezull lidhur me marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ Burimi Ethnos.gr/ Tiranapost.al