Aktualitet

Beteja e humbur me vetëdijen

Ky rrugëtim bëhet më i thjeshtë nga nocioni i thjeshtëzimit ekstrem të çështjeve: Nga njëra anë janë të mirët, nga tjetra të këqijtë; nga njëra anë të ndershmit, nga njëra anë të pandershmi; nga njëra anë ata që mistifikojnë atë që ndodh, nga ana tjetër ata që përpiqen ta shpjegojnë. Të parët do të ngjiten në piedestal, të dytët do të akuzohen si fajtorë.

Roberto Saviano/Ç’ka ndodhur me Sirinë? Është zhdukur nga çdo debat publik, por këto ditë më ka rënë në dorë një libër me titull “Siria, revolucioni i zhdukur” nga Lorenzo Declich, ekspert i botës islamike. “Ekzistojnë dhe do të ekzistojnë sërish lëvizje të reja që do t’i kundërvihen mendimit unik ekonomik dhe të regjimeve, duke marrë hak për interesat e 99 përqind të popullsisë kundër atyre të 1 përqindëshit tjetër”, shkruan ai.

Librin e Declich e quaj thelbësor sepse çdo faqe hap një botë të re dhe çmonton të gjitha bindjet e gabuara për Sirinë, për të cilat askush nuk deshi të dinte asgjë. Është një libër që duhet lexuar patjetër, nga kushdo që kërkon të bjerë në kurthin e bisedave sterile, të emigracionit, të së majtës e të së djathtës, të atyre që thonë “ishim mirë kur ishim keq”. Dhe këtu nuk po flas për fake news dhe as për injorancë. Por flas për fundin e ëndrrave, për zhgënjimin ndaj çdo shpjegimi apo tregimi analitik.

Mosbesimi ka shkuar aq lart dhe tashmë kemi arritur në atë pikë sa nuk duam të dimë mbi një botë edhe më të keqe nga ajo që po jetojmë sot. Mungesa e vetëdijes sjell pa asnjë dyshim një gjendje më të keqe, por ky rrugëtim bëhet më i thjeshtë nga nocioni i thjeshtëzimit ekstrem të çështjeve: Nga njëra anë janë të mirët, nga tjetra të këqijtë; nga njëra anë të ndershmit, nga njëra anë të pandershmi; nga njëra anë ata që mistifikojnë atë që ndodh, nga ana tjetër ata që përpiqen ta shpjegojnë. Të parët do të ngjiten në piedestal, të dytët do të akuzohen si fajtorë.

Me kalimin e kohës të gjitha këtyre i kemi gjetur një emër, “fake news”, lajme të rreme që duket sikur kanë armiq kudo. Një term modern për një praktikë të vjetër: të tregosh gënjeshtra, t’i prodhosh në masë aq të madhe sa të përtypen me thjeshtësi pa shkaktuar dyshime.

Dëgjoj debate mbi rrezikun ndaj të cilit janë ekspozuar fëmijët tanë për shkak të mediave të reja, por nuk mund të mos mendoj se ata që janë vërtetë të rrezikuar janë “prindërit tanë”, që janë të ekspozuar ndaj mediave tradicionale dhe që prodhojnë një besim të pajustifikuar. Zgjedhja e Trump në SHBA, Brexit apo rikthimi i Berlusconit nuk erdhën si efekt i fake news, por si plakje e shoqërisë. Duhet ta pranojmë këtë, e më pas do të kuptojmë se në cilin drejtim po shkojmë.

Po citoj Declich: “Ndoshta Bashar al-Assad, për vite me radhë do të tregojë se kundërshtarët e tij janë terroristë, edhe pleqtë, mjekët dhe fëmijët. Dhe sigurisht do të bindë dikë. Por t’i japësh të drejtë një propagande do të thotë të bëhesh palë. Njëri është filobus? Epo dikush mund të bëjë një goxha polemikë duke përdorur burime filoruse, duke pranuar se askush nuk ka vuajtur gjatë depërtimeve në Aleppon lindor në fund të vitit 2016. Por kjo nuk do të ndryshojë asnjë centimetër realitetin e dhimbjeve që kanë përjetuar mijëra qytetarë të detyruar për të lënë shtëpitë e tyre e për t’u strehuar në vende të panjohura, shpesh në kampe refugjatësh. Kjo është diferenca mes realitetit dhe hipotezave të së vërtetës.”

Ky pra është një libër që shpjegon se si lindi dashuria e të majtave dhe të djathtave ekstreme për Assad. Një libër që sqaron se sa ka peshuar heshtja e intelektualëve europianë për t’i dhënë “akreditimin” asaj që ka ndodhur në Siri. Është një libër që nuk i shkel syrin as Perëndimit dhe as NATO-s, as Izraelit dhe as Rusisë, por tregon në mënyrë të qartë betejën që të gjithë e humbën me vetëdijen./Tiranapost.al