Aktualitet

Berishës i bie dielli në kokë, Kaubojsi mezi merr frymë... Çfarë ndodhi në selinë e PD-së

Pas mbylljes së protestës, kreu i PD-së Lulzim Basha shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Fatmir Mediu dhe deputeti kaubojs Eduart Ndocaj iu drejtuan selisë blu. Ata bënë në këmbë rrugën nga Bulevardi, për të shkuar tek busti i Azem Hajdarit e më pas tek selia. Por siç duket, ndikuar dhe nga temperaturat e larta të gjithë ishin lodhur.

Kaubojsi mezi merrte frymë, Fatmir Mediu ishte në siklet e ndërsa Berishës i binte dielli në kokë. Po ashtu ai kishte etje për ujë.

“E gjithë Shqipëria është shtëpia jonë e lirisë dhe republika e re e vetmja e vërtetë dhe e drejtë që njohim ligjërisht. Sot shpallëm së bashku të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhje të lira e të ndershme. Këtë e dini ju, e di unë, e di bota mbarë se zgjedhje të lira e të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike”, deklaroi Basha tek selia.