Aktualitet

Berisha i tregon burgun Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka treguar burgun shefit të qeverisë, Edi Rama. Nga e ashtuquajtura “Cadra e Lirisë” si çdo të enjte Berisha ka fjalën e tij, pasi ditët e tjera të javës e bën pushim. Duke akuzuar se ka lejuar kanabizimin e vendit, për Berishën Rama duhet të kalbet në burg.

“Kriminelët që ti solle në pushtet janë akt-akuzat e këtij populli ndaj teje, meriton të kalbesh gjithë jetën në burgje. Prej lekckash do krehesh dhe do përfundosh në ujrat e Lanës”, deklaroi Berisha.

Po ashtu për të disatën herë në prag të zgjedhjeve parlamentare, ish-kryeministri bëri thirrje për mosbindje civile. Berisha ndër të tjerash tregoi edhe se ku fshihet kanabisi i korrur:

“Ku janë 1 mijë ton kanabis? Në tunelet e ushtrisë, në magazinat e policisë. Kemi të bëjmë me një regjim që trafikon drogë çdo natë. Ka shndëruar Otranton në një varr të tmerrshëm. Nga ne kërkohet guxim, dhe vetëm guxim. Do ta fshijmë nga faqja e dheut Edi Ramën dhe drogën, drogën dhe Edi ramën”- u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij. /Copyright Tirana Post.al

Lajmi në përditësim