Aktualitet

Berisha i do të përçarë shqiptarët, nxit urrejtje Veri-Jug

"Ti përçmon veriun për dialektin e mrekullueshën të Veriut..."

Dy ditë para protestës, Sali Berisha nxit urrejtjen mes Veriut dhe Jugut. Nga e ashtuquajtura Çadra e Lirisë, ish-kryeministri Berisha akuzoi Ramën se ka lënë mënjëanë Veriun e vendit. Berisha tha se investimet në Veri janë më pak se gjysma e investimeve të Bashkive të drejtuara nga PS në Jug të vendit.

"Rama është antishqiptar, sa ishte babai i tij shpirtëror Enver Hoxha. Rama ka investuar në veri më pak se në një bashki, ky është përcarës. Ky u thotë ambasadorëve se kam futur në parlament kriminelët nga veriu, sepse veriu qeveriset nga njerëz të tillë. I them mos mendo t'u shkelësh virtytet veriorëve, tek ti gjejnë strehë horrat dhe kriminelët. Rama i vetmi, që përçmon veriun për dialektin e tij të mrekullueshëm. Tani do të them një fjalë, cdo shqiptar kudo që të jetë, duhet të jetë krenar me atë shqipe që i mëson nëna e tij dhe atij mund ti përqeshë dialektin vetëm ai që nuk është shqiptar. Unë të them mos i përçmo, mos përdor postin, nga do që janë ata, pasi të jesh i bindur se gjëja më e thjeshtë është që ata të japin ty atë që merion në jo më pak se 30 minuta."

Berisha ndryshe nga herët e tjera tha se protesta do të jetë paqësore, madje i bëri thirrje Kryeministerit Rama që të dilte në dritare, duke i premtuar se nuk do t'i ndodhë asgjë.

"Edvin, ke marrë përsipër aktin më makabër në historinë e shqiptarëve, ke marrë përsipër të bëhesh varrmijës i pluralizmit politik. Të bëj thirrje, nqs të ka ngelur vetëm pak arsye njerëzore, hiq dorë sa më parë nga kjo sipërmarrje. Nuk kanë lindur ata që mund të varrosin lirinë politike të shqiptarëve. Dhe një gjë të fundit, të ftoj të rrish në atë dritare më 13 maj dhe të garantoj që ne protestën e kemi paqësore. Por një gjë të siguroj, Edvin, që çadra do të të duket Everest", e mbylli fjalën e tij nga çadra, ashtu si çdo të enjte deputeti Sali Berisha.

Por sa qëndron kjo akuzë e Berishës duke nxitur urrejtjen mes Veriut dhe Jugut që në fund të fundit janë qytetarë të Shqipërisë. Po të shohim investimet e qeverisë, janë bërë nga Konispoli deri në Vermosh./ E.D dhe G.F/ Copyright Tiranapost.al