Aktualitet

Berisha komenton protestën e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha edhe pse nuk ishte i pranishëm në protestën 60 minutëshe të PD-së, e ka komnetuar atë përmes një statusi në facebook.

“Sukses i shkëlqyer!", kështu e nis statusin e tij në facebook Berisha , ku bashkangjitur tij ka postuar foto nga pesë akset rrugore ku protesta ishte përqendruar.

Statusi i plotë i deputetit Sali Berisha

“Sukses i shkëlqyer!

Revolucioni demokratik paralizon plotësisht për 1 ore për votën e lire Narkorepubliken e Norieges ne Ballkan!

Revolucioni drejt fitores! sb”, shkruan Berisha.

Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte vendosur në “Sheshin Shqiponja” në shoqërinë e bashkëshortes dhe kreut të AAK-së, Kreshnik Spahiu, ra në sy mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në rreth dy muaj protestë të opozitës në çadër, ish-kryeministri Berisha ka qenë vazhdimisht i pranishëm me fjalimet e tij në takimet me qytetarët e zhgënjyer, mbështetës të opozitës, grupime të ndryshme shoqërore./ Copyright Tiranapost.al

sali berisha