Kryesore Politikë Te gjitha

Berisha komenton largimin e Sokol Ballës: Kurbani i fundit


Sali Berisha ka një koment për gjithçka që ndodh, nga politika në art apo kulturë! Pasi akuzoi drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi për festivalin e këngës në RTSH, ai komentoi edhe largimin e Sokol Ballës si drejtor i lajmeve në Top Channel.

Në facebook, dritaren e tij të akuzave dhe komunikimit, ish-kryeministri shkruan se gazetari Balla është kurbani i fundit i Edi Ramës. Shkon edhe më tej, teksa thotë se pastruesja dhe roja e këtij televizioni nuk ndihen të sigurt.

Por veç akuzave, Berisha duhet të rikujtojë gjobën që i vendosën këtij televizioni. Ishte Gjykata e Apelit ajo që rrëzoi vendimin e Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, nga gjyqtari Agim Bendo, i cili penalizoi Top Channel me gjobën 400 mijë euro pas transmetimit të investigimit të emisionit ‘Fiks Fare’ ndaj ish-deputetit dhe ish-ministrit Ylli Pango që kërkonte favore seksuale në shkëmbim të vendeve të punës në ministri./g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *