Aktualitet

Berisha kërkon të bindë ndërkombëtarët dhe bën thirrje prapë për fushëbetejë

Berisha kërkon të bindë ndërkombëtarët dhe

Sali Berisha ka pranuar publikisht se asnjë nga vendet demokratike të botës nuk e mbështet vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Sipas tij kjo ndodh pasi SHBA-BE nuk e njohin realitetin. Berisha deklaroi se realiteti në Tiranë, është ndryshe nga dosjet që ndërkombëtarët kanë në zyrat e tyre.

“Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk e mbështet një vendim të tillë. Por dua të siguroj miqtë ndërkombëtarë, se ky veprim ka një qëllim të vetëm, mbrojtjen e shoqërisë. Daljen në sheshbetejë për të mbrojtur vlerat e demokracisë.  Nuk kam asnjë objeksion për kritikën, por u bëj thirrje të vijnë të shohin realitetin këtu në Shqipëri, në Tiranë dhe do të gjejnë realitet ndryshe nga dosjet që kanë në tavolinë”, deklaroi sot Berisha.

Ish-kryetari i PD, i bëri thirrje socialistëve që të mos e nënvlerësojnë situatën, ndërsa kërcënoi sërish Ramën.

“Urrejtja që kanë shqiptarët ndaj Ramës, si urrejtja ndaj diktaturës. U bëj thirrje socialistëve të mos nënvlersojnë situatën. Ndëshkimi mbarëpopullor për Ramën po afron dhe do të jetë tepër irëndë.”, tha Berisha. Deklaratat Berisha i bëri teksa vizitoi një ekspozitë me piktura./Tiranapost/A.C