Aktualitet

Berisha jep alarmin për të vetët: Mund të votojnë kundër heqjes së imunitet të Tahirit

Pas rrjedhjes së votave për votimin e Gramoz Ruçit nga PD, Sali Berisha ka paralajmëruar sërish të njëjtën situatë. Në një status në Facebook, ish-kryeministri paralajmëron se mund të ketë rrjedhje votash nga opozita, për të votuar kundër heqjes së mandatit në Kuvend për Saimir Tahirin.

Pengmarrje! Rama dorëzohet para Tahirit! Rama lobon fuqishëm pranë segmentesh të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të Sajmir Tahirit! Kjo sepse Tahiri ka marrë peng Edi Ramën!”, shkruan Berisha. Por pse gjithë ky shqetësim i ish-kryetarit të PD-së.

Vlen të kujtojmë se nëse Këshilli i Mandateve jep OK, për të futur në seancën e Kuvendit, atë të 25 tetorit, votimin për mandatin e Tahirit, çdo deputet do të votojë në mënyrë të fshehtë. Duhet një shumicë e cilësuar për heqjen e mandatit të deputetit./g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]