Kryesore Politikë Te gjitha

Berisha “bekon” marrëveshjen PD-LSI: Zhvillim historik!


Ishte Sali Berisha ai që në vitin 2009 bëri aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim për të siguruar pushtetin. Sot është po ai që “bekon” këtë aleancë në opozitë mes PD dhe LSI kundër Edi Ramës.

Në një status në Facebook, Berisha e quan krijimin e Frontit të Bashkuar Opozitar si një zhvillim historik për fatet e vendit, që kërkon rrëzimin e atij që e quan “Narkoshtet”.

“Krijimi i Frontit te Bashkuar Opozitar eshte nje zhvillim historik, si shpresa por dhe rruga e vetme per permbysjen e Narkoshtetit, qe me bandat zyrtare dhe jo zyrtare te narkoministrave, narkodrejtoreve te Norieges me miliardat e eurove qe disponon, kontrollon jeten, veprimtarine, voten, token, detin, ajrin e shqiptareve. Permbysja e Narkoshtetit eshte mision historik i opozites shqiptare! Duke pershendetur kete zhvillim te nje rendesie jetike per fatet e vendit, ju ftoj te dashur miq, ju dhe te gjithe qytetaret shqiptare, pavaresisht nga bindjet politike te mbeshtesim me te gjithe energjite tona Frontin e Bashkuar te Opozites Shqiptare ne misionin e tij historik!”, shkruan ndër të tjera Sali Berisha./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *