Aktualitet Te gjitha

Bëri gjestin heroik, Franca i jep shqiptarit lejen e qëndrimit


33-vjeçari shqiptar nga Kosova Florim Shehu shpëtoi 6 pjesëtarë të dy familje franceze të bllokuar nga uji në banesat e tyre në rajonin Mayenne në Francë. Ai u kthye në hero në shtetin francez pasi pasi shpëtoi dy familje franceze që rrezikoheshin nga mbytja dhe për këtë gjest ai mori lejen njëvjeçare të qëndrimit në Francë.

Më 8 shtator Florim Shehu mori një zarf nga prefektura brenda së cilës ndodhej leja e qëndrimit për një vit.

Po këtë ditë qyteti Change, ku jeton shqiptari nga Kosova kishte organizuar një festë në nder të tij.
Ndërkohë është hapur një fond që do të ndihmojë Florimin të blejë një makinë të re pasi atë që kishte e humbi gjatë përmbytjeve.

“Jam i lumtur”, tha Florim Shehu gjatë fjalës së tij në mbrëmjen e së shtunës, – “Tani mua dhe familjes time i janë hapur shumë rrugë“.

Florimi së bashku me gruan dhe dy fëmijët jetonin në qytetin Change që prej shtatorit 2017 dhe kishin aplikuar për azil në dhjetor të po atij viti, shkruajnë mediat franceze.