• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Bëri familjarët me prona në Theth, arrestohet ish-kreu i komunës i dënuar me burg


    Ish-kryetari i Komunës Shalë, Dedë Tonaj, u arrestua sot nga Policia e Shkodrës. Tonaj ishte shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për “shpërdorim detyre”.

    Gjykata e Shkodrës e dënoi në 19 dhjetor të 2017-s, pasi bashkë me dy ish-vartësit e tij falsifikuan dokumentat zyrtare duke përvetësuar sasi të mëdha metrash tokë bujqësore.

    Nga hetimet u zbulua se kishin pronarë një numër personash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre, dy fëmijëve të ish-kreut të komunës, si dhe persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit.

    Vepra penale ishte kryer prej tyre në vitin 2008./ Tiranapost.al