Aktualitet

Berati na pret të gjithëve këto tre ditë

Berati, qyteti i një mbi një dritareve, këtë verë na jep një mijë e një arsye për ta vizituar. Një prej tyre është ‘Festivali MultiKulturor Berat’, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të IV-t. Artet pamore, sesionet e trashëgimisë kulturore dhe skena e ngritur në pedonalen e qytetit që do të presë shumë performance muzikore nga artistë vendas, të trevave e të rajonit, do t’i japin gjallëri Beratit në datat 20, 21 dhe 22 korrik.

Cila është rëndësia e këtij festivali? Turizmi kulturor ka një rëndësi madhore në zhvillimin ekonomik të Beratit. Ndërkohë që numri i turistëve vjen në rritje nga viti në vit edhe numri i hoteleve dhe kapaciteti i tyre vjen po ashtu në rritje. Tradita artizanale, artistike e kulturore si trashëgimtare e denjë e një numri të stërmadh monumentesh, që tipizohen nga larmishmëria. Prani objektesh të cilat i përkasin kulturave shumë të ndryshme që kanë ndikuar në historinë e qytetit, nga lashtësia, tek Mesjeta Bizantine, te komplekset otomane dhe deri te rrënojat e lëna pas nga koha e komunizmit. Berati ruan gjurmët e kulturave dhe religjovene të ndryshme, objektet e të cilave gjenden fare pranë njëra-tjetrës, nga islami helvetizmi te kristianizmi apo te legjenda se aty është varrosur një profet hebre.

Të gjitha këto, ja vendosën emrin MultiKulturor, këij festivali që mbështetet nga shumë partnerë si Bashkia Berat, AADF, Ministria e Kulturës, Raiffeisen Invest, AKT, Yunus Emre Enstitüsü, CHËB etj.

Tre ditë e kryesisht netë, me axhendë të ngjeshur artistike, presin të pranishmit, vendas, vizitorë të Festivalit, turistë e të ftuar special. Të gjithë së bashku nën hijen e Mangalemit të ndricuar, do të kemi mundësinë të ndjekim performancat muzikore të “Bucharest Ladies Orchestra”, “Offchestra”, “Istanbul Metropolitan”, artistëve të tjerë si “Enris Qimani” me tingujt e muzikës spirituale tek Teqeja e Helvetive, “Trio Entr’act” tek Muzeu Onufri.

Axhenda + Ftesa Perfundimtare

Të kërcejmë nën ritmet e rrymave muzikore underground, të kuruara nga DJ i famshëm Uran B, apo dhe nën ritme bashkëkohore nga DJ Dea Buza. Të soditim e të blejmë tek “Panairi i Artizanatit dhe i Librit” apo të bëhemi një me tingujt tradicional nga Àme “Clarinet Quartet” dhe nga grupet folklorike të Beratit dhe Gjirokastrës, pikërisht në mbrëmjen përmbyllëse.

Qyteti i një mbi një dritareve ju thërret. Në datat 20/21/22 korrik, të gjithë në Berat.

Nuk ke si të mungosh!

Axhenda + Ftesa Perfundimtare2

Axhenda + Ftesa Perfundimtare3