• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lajme shkurt Të gjitha

    Berat, zbulohet magazina me 1 ton kanabis


    Më shumë se 1 ton kanabis janë zbuluar sot në një magazinë në Lapan të Beratit. Mesditën e kësaj të enjteje, pas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, forcat e policisë kanë bërë të mundur sekuestrimin e sasisë së kanabisit.

    Hetimet për këtë magazinë kanë nisur katër muaj më parë ndërsa Prokuroria ka lëshuar gjashtë urdhër-arreste. Policia ndërkohë po punon për kapjen e këtyre personave, të cilët sipas burimeve paraprake rezultojnë me precedentë penalë. Mësohet se magazina ishte ngritur në një kapanon të braktisur dhe ajo shërbente për tharjen dhe paketimin e drogës.

    Prokuroria e Krimeve të Rënda bën me dije se po vazhdon hetimet për të zbuluar gjithë skemën e kanabisit, me bazë në Lapan të Beratit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë nga Tirana./Tiranapost.al