• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Beqaj kërkon të mos votohet ligji i ri për duhanin, Ruçi: Denonco raste, filloje nga unë që jam duhanpirës


    Në fillimin e seancës së Kuvendit, ndër projektligjet për tu miratuar në rend dite është edhe ai i duhanit, një ndryshim ku kërkohet që pikat e shitjes së produkteve të duhanit të pajisen me një licensë të veçantë, me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes në vend.

    Por ish ministri Ilir Beqaj kërkoi që të mos miratohej sot, konkretisht për: “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

    Beqja tha: “Do kërkoja që ky ligj të mos votohet sot, për zbatimet që ne i bëjmë këtij ligji. Nuk është e drejtë të rëndojmë me këtë projektligj shkelës”.

    Por kryetari i Kuvendit iu përgjigj duke thënë se nuk mjafton për të pezulluar atë që është parashikuar në rend ditë dhe se është i lirë të denoncojë raste konkrete, duke filluar nga vetë Ruçi, që është duhanpirës:

    ‘Nuk mjafton ky arsyetim, denonco raste konkrete duke filluar nga unë që jam duhanpirës’, tha Ruçi. / Tiranapost.al. E.B