Pas një serie akuzash në lidhje me mënyrën e jetesës shumë të shtrenjtë, numri dy i qeverisë franceze, François de Rugy, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga Ministria e Ekologjisë, e cila është edhe një prej prioriteteve kryesore të Presidentit Emmanuel Macron.
Rugy, ish-anëtar i partisë Ekologjike që bëri aleancë me presidentin Macron, prej disa ditësh është përfolur për largimin nga qeveria, pas publikimeve në seri të disa materialeve nga faqja informative “Mediapart”. /Tiranapost.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post
