Aktualitet

Bëni sa më shumë punë vullnetare, Veliaj: Në shtator nis një tjetër aksion

Më shumë se 170 vullnetarë të huaj e shqiptarë, pjesë e Korpusit të Paqes që vepron edhe në vendin tonë, u angazhuan sot, që në orët e para të mëngjesit, në një mision vullnetar për pastrimin e Parkut të Liqenit.

Veliaj madje ftoi qytetarët që të bëjnë sa më shumë punë vullnetare.

“I ftoj qytetarët e Tiranës të bëjnë më shumë punë vullnetare. Ndonjëherë ndihem pak keq kur ka më shumë të huaj që bëjnë punë vullnetare se sa ne shqiptarët. Për herë të parë pashë që vullnetarëve amerikanë iu ishin bashkuar edhe shumë të rinj të qytetit të Tiranës, për të kuptuar që vullnetarizmi nuk është një çështje e mirëqenies ekonomike, por është një çështje e gjendjes tënde shpirtërore, e gjendjes tënde mendore, si qytetar i mirë."

Kryebashkiaku tha se në shtator do të nisë një tjetër aksion, ai i mbjelljes së 50 mijë pemëve të reja, jo vetëm në Parkun e Tiranës por edhe në Parkun e Farkës dhe të Kasharit./ Copyright Tiranapost.al