• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Android Botë Iphone Të gjitha Tech

    Virusi po “shkatërron” WhatsApp-in


    Whatsapp së fundmi është sulmuar nga një virus. Lajmërimet nga kompania kanë udhëzuar të mos e hapni email-in dhe sidomos attachments dërguar nga përdorues me pseudonimin Whatsapp.
    “Bëhet fjalë për një material që përmban viruse informatike,” shkruan Policia Italiane e Shtetit në profilin e saj në Facebook “Un avita da social”, shkruajnë mediat italiane.
    “Për më shumë se një vit është konsoliduar mania e mesazheve zanore # Whatsapp që u janë shtuar mesazheve tradicionale në chat,” thuhet në postimin e policisë.

    Përdoruesit e aplikacionit më popullor të momentit për mesazhet mund të dërgojnë një audio, në mënyrë për të shmangur bisedat e gjata që ndonjëherë janë të komplikuara për shkak të kohës ose për shkak se duart mund të jenë të zëna me diçka tjetër.

    “Por ka një mashtrim, mundësisht i rrezikshëm që ka të bëjë me viruset që infektojnë kompjuterin tuaj,” paralajmëron policia. Në të shumtën e rasteve kjo i lejon piratët informatikë që të kontrollojnë pajisjet e prekura nga virusi, duke arritur të verifikojnë në distancë kombinimet dixhitale të tasteve në tastierë.

    1 Koment