Aktualitet

Bëni kujdes, hajdutët janë vendosur në plazhe

Fluksi i turistëve është parë si një mundësi e mirë nga ana e hajdutëve. Policia njofton se vetëm ditën e djeshme, më datë 6 gusht, janë denoncuar pesë vjedhje në disa plazhe të vendit.

Ato variojnë nga vjedhje kasetofoni e deri në automjet, florinj dhe lap-top. Nga pesë rastet, policia ka mundur të kapë vetëm autorët e një vjedhjeje, ndërsa po punon për katër rastet e tjera.

Ja rastet e raportuara nga policia:  

Më datë 06.08.2017, gjatë natës në lagjen nr. 13 plazh, pranë banesës, shtetases C. P, vjeç 22, banuese në Goteborg, Suedi, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”.

Më datë 06.08.2017, në lagjen ‘’28 Nëntori’’, në plazh rruga ‘’Dhimitër Konomi’’, shtetases V. L, vjeç 59, banuese në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin, një celular, një unazë floriri dhe një shumë lekësh.

Më datë 06.08.2017,  u  arrestuan në flagrancë shtetasit K.M. e Xh.L, vjeç 26 e 29, banues në Udine, Itali e Shkodër, pasi në Plazh Velipojë, në hotel, kanë vjedhur një shumë lekësh në dhomën e shtetases M.P, vjeç 27, banuese në Tiranë.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Volsvagen Golf”, të shtetasit T.B, vjeç 29, banues në Kumanovë, Maqedoni.

Më datë 06.08.2017, në Ishull, Lezhë, është konstatuar se është vjedhur banesa e shtetases V.N, vjeç 59, banuese në Ishull, Lezhë, ku kanë marrë një televizor, një laptop, një freskuese, një motokorrëse bari, një valixhe me rroba edhe disa bizhuteri.