• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Ben Ahmetaj: Hajdeni përballuni në zgjedhje, i ka ndaluar kush ata zoti president?


    Edhe Arben Ahmetaj, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ka rendintur argumentet e tij nga Kuvendi lidhur me vendimin e presidentit Meta i cili zhdekretoi dekretin e firmosur nga ai, duke anuluar ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe duke kërkuar një datë tjetër nga palët. Ahmetaj tha se me këtë vendim u mohohet shqiptarëve e drejta Kushtetuese për të votuar e për të zgjedhur pushtetin vendor.

    Po shqiptarët i ndaloi kush? Po i ndaluat ju. Kjo nuk është për qetësim situate, por i keni hedhur benzinë zjarrit. Një miku im konstitucionalist me pyeti dje. Imagjino që në vitin 2021 PS të dalë e të thotë: Ne nuk do hyjmë në zgjedhje me Saliun e Lulin, se kanë vrarë në 97, kanë Gërdecin, kanë vjedhur shqiptarët… çfarë mund të ndodhë? Nuk e di i thashë, të pyesim presidentin…

    Data 30 qershor nuk është datë e askujt por e gjithë shqiptarëve, i keni mohuar të drejtën për të votuar, jo ne, fatmirësisht KQZ ka marrë vendimin e duhur, qytetarët do ecin drejt kutive të votimit. Është kohë për reflektim edhe për ju për të gjithë palët në këtë krizë që filloi artificialisht. Kam i pyetje: Iu referuat qetësisë dhe demokracisë. Ditën që PD lanë mandatet, a e ushtruat ju të drejtën kushtetuese si president mbi palët? Çdo gjë jashtë institucioneve dëmtonte imazhin, Pyetja tjetër është; A jemi në të drejtë? A kemi prodhuar ndonjë akt? Gara është garë nuk e përcakton refuzimi, pasi ka 40 e kusur parti që marrin pjesë në garë. Ne në 30 qershor sipas të drejtës kushtetuese do ikim në zgjedhje./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690