Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Belen Rodriguez: Kam frikë të shkoj në banjë se mos më përdhunojnë


Për fat të mirë nuk i ka ndodhur asnjëherë por ka diçka që e tremb për vdekje Belen Rodriguez dhe ajo është frika nga përdhunimi. Showgirl-ja argjentinase ka qenë e pranishme në Denim Day, një event i krijuar nga Fondacioni Guess që ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të grave. ‘Është një argument që e kam vërtet për zemër dhe mendoj se të qënit e dhunuar është ankthi më i madh i çdo femre‘  është shprehur ajo e intervistuar për revistën Marie Claire.

Foto nga Google

Rodriguez ka përmendur edhe një detaj personal duke shtuar madje se kishte frikë të shkonte edhe në banjë në restorant ndërkohë që ambienti po boshatisej.

Foto nga Google

‘Kujt nuk  i ka ndodhur të ketë patur frikë se dikush mund të hyjë papritur‘ ka pyetur duke përfunduar se edhe një skenë përdhunimi në film e bën të ndihet keq dhe se nuk arrin ta kuptojë si funksionojnë disa mekanizma në mendjen e meshkujve.