• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha Tech

    Bëji shpejt update. Hakerët sulmojnë WhatsApp-in


    Edhe WhatsApp nuk ka shpëtuar nga sulmet e hakerave. Ata kanë instaluar një softuer në telefona dhe pajisje të tjerë ku përdoret aplikacini i mesazheve. Ky lajm konfirmohet në faqen zyrtare të WhatsApp, aplikacionit në pronësi të Facebook. Sipas njoftimit, sulmi i hakerave ka shënjestruar një numër të zgjedhur të përdoruesve dhe se gjithçka është orkestruar nga hakera të zotë në sulmet kibernetike.

    Nuk dihet ende qëllimi, ndonëse mendohet të jetë vjedhja e të dhënave private, si bisedat, kodet e kartave të bankave etj. Zyrtarë të WhatsApp bëjnë thirrje që të gjithë përdoruesit, rreth 1.5 miliardë në gjithë botën të bëjnë sa më parë një update të aplikacionit.

    Por kush e bëri sulmin? Sipas Financial Times, ka ndodhur nga hakera të grupit NSO, një kompani izraelite që njihet si kompani tregtare kibernetike. Programi kryesor i NSO që njihet ndryshe si Pegasus dhe ka aftësinë për të mbledhur të dhëna private nga një pajisje, që arrin të marrë informacione përmes kamerës dhe mikrofonit të telefonit. Megjithatë zyrtarë të kompanisë thonë se nuk kanë kryer një gjë të tillë dhe se ata operojnë vetëm për të luftuar terrorizmin online. / BBC/ Tiranapost.al. E.B