Lajme nga Bota

Bëj më shumë se 4 fëmijë dhe thuaj lamtumirë taksave gjithë jetën!

Bëj më shumë se 4 fëmijë dhe thuaj lamtumirë

Ashtu si disa vende të tjera konservatore dhe nacionaliste në Europë, Hungaria është tepër e shqetësuar rreth emigracionit dhe uljes së ndjeshme të lindjeve në vend. Kjo është arsyeja pse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka bërë një propozim interesant që ti nxisë çiftet të shtojnë familjen me anëtarë të tjerë.

Qeveria e tij është anti-emigracionit, madje nga kundërshtarët më të mëdhenj në Europë të politikave të BE-së. Që Hungaria të mos shtohet nga emigrantët por nga banorët e vetë-vendit, Orban ka njoftuar se familjet me më shumë se katër fëmijë nuk do paguajnë taksa mbi të ardhurat, jo për 1 apo dy vite, por për gjithë jetën.

Në vitin 2017, më shumë se 5.1 milion foshnje lindën në gjithë Bashkimin Europian, që do të thtoë: 90 mijë më pak se në vitin paraardhës. Në të njëjtin vit, u regjistruan 5.3 milion vdekje. E ndërkohë që në Hungari këto shifra janë nën mesataren. Kujtojmë se edhe në Shqipëri kemi bonusin e foshnjeve./ Artikulli i marrë nga CNBC/ Për Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/procedurat-qe-duhet-te-ndiqni-per-te-perfituar-bonusin-e-bebeve/