Te gjitha Tech

Më bëj një pyetje! Ja si të përdorësh risinë në Instagram që i ka fiksuar të gjithë


Një risi e re në Instagram, disa persona e kanë kapur shpejt dhe kanë filluar të nxjerrin në story-t e tyre: Më bëj një pyetje, e më pas, pasi ndjekësit bëjnë pyetjen, përdoruesi nxjerr përgjigjet dhe sigurisht emri mbetet anonim. Të gjithë po pyesin në mediat sociale se si ta përdorin sepse duan ta bëjnë, kështu ne heqim kureshtjen dhe ju tregojmë se si ta shfaqni dhe ju në Instagramin tuaj.

Fut një foto tek story. Më pas tek sticker-at që tregojnë për orën, location apo emoji të tjera, zgjidh stickerin question.

Më pas shkruaj pyetjen, dhe tek shkrimi zgjidh ngjyrën e preferuar. Pastaj prit pyetjet që do të vijnë. Pasi të vjen pyetja, ti do përgjigjesh dhe pasi ta bësh done, do shfaqet tek story i radhës. Emri i pyetësit nuk publikohet, mbetet anonim. /Marrë nga Bustle.com përgatitur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.