Aktualitet

Behgjet Pacolli takime zyrtare sot në Tiranë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli vjen sot për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Pacolli pritet të takohet sot me presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Pazolli u bë pjesë e qeverisë së Kosovës pas nënshkrimit të marrëveshjes së partisë së tij AKR me koalicionin PAN./ Copyright Tiranapost.al